Spanja kërkon ekstradimin, Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit del sot në Gjykatë (Emri)

Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se përfaqësuesi i akuzës do kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, afat ky i cili do t’i lihet në dispozicion autoriteteve Spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit të Alfred Prodanit.

Kujtojmë se Prodani u arrestua tre ditë më parë në Laç, pasi dyshohet si pjesëmarrës në gati 40 episode vjedhjesh të apartamenteve në Spanjë.

Arrestimi i Alfred Prodanit, erdhi vetëm një muaj pasi qeveria Shqiptare lidhi një marrëveshje ekstradimi me qeverinë Spanjolle.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *