Aplikim për “Bonusin e Rijetësimit”, Ministrja Margariti njofton nismën më të re të qeverisë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar se është hapur aplikimi për përfitimin nga “Bonusi i Rijetësimit”.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ministrja njofton se kjo është një nisëm e re e qeverisë Shqiptare, e cila do të mbështesë të gjithë ata që kanë në pronësi këto objekte si: objekt në qendra historike, ansamble historike urbane, zona arkeologjike apo monumente kulture.

Në njoftim shkruhet ndër të tjera se, kjo nisëm ofron  një grant prej 1-5 milionë lekë, në lidhje me restaurimin apo rijetësimin e objekteve të sipërpërmendura.

Ndër të tjera aplikimi do të kryhet përmes portalit e-albania.

Postimi i Plotë:

Hapet sot aplikimi për të përfituar nga ?????? ? ??????̈?????, nisma më e re e Qeverisë Shqiptare??, që mbështet të gjithë ata që kanë në pronësi apo përdorim një objekt në qendra historike, ansamble historike urbane, zona arkeologjike apo monumente #kulture jashtë tyre, për t’i restauruar apo rijetësuar.

?? Granti varion nga 1-5 milionë lekë

? Aplikimi kryhet përmes portalit e-albania.al, në rubrikën: “Aplikim për Leje për Ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale dhe Bonus Rijetëzimi”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *