Ajas Sulejmani, 39-vjeçari i cili përplasi çiftin Arjan e Vilma Konomi me beben 3 mujashe tek Rruga e Kavajës pritet të dalë sot para gjykatës.
Mësohet se, Sulejmani është justifikuar se merrte disa substanca me qëllim rritjen e masës muskulore pasi merrej me palestër.
Sakaq, 39-vjeçarit i është vendosur gjoba 1 milionë lekëshe dhe i është pezulluar patenta për dy vjet.
Ndërkohë, ditën e djehme bebja ka dalë ndërsa bashkëshortët Arjan dhe Viola Konomi ndodhen ende në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Arjani ka fraktura në trup ndërsa e shoqja Viola ka pësuar hemorogji të brendshme.