Dorzohet në Kuvend kërkesa për dënimin e gjenocidit në Srebrenisë, Shehu: Ka një rëndësi të veçantë në këto momente sepse…

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dorëzuar këtë të martë në Kuvend kërkesën për mocion me debat të finalizuar me rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Si dhe pohoi se shumë shpejt do të veprohet po njësoj edhe me gjenocidin në Kosovë.

Shehu tha se megjithëse i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit ka rëndësi të veçantë në këto momente të vështira për Europën.

Kërkesa është firmosur dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnje Hercegovinë. Shumë shpejt edhe për gjenocidin serb në Kosovë.

Dorëzohet në Kryesinë e Kuvendit kërkesa për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë.

Megjithëse i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit do të kishte një rëndësi të veçantë, në këto momente të vështira për Europën, me pasoja destabilizuese në rajonin tonë, që vënë në rrezik paqen, bashkëjetesën, e rrugën tonë të integrimit. Të kujtosh krimet e së kaluarës, të dënosh ato, të kërkosh falje nga autorët, është një domosdoshmëri për mos përsëritjen e tyre.

11 Korriku kërkohet të shpallet si dita e përkujtimit të atij gjenocidi. Pikërisht nën këtë optikë, shumë shpejt do të procedohet me një iniciativë tjetër të ngjashme, për të njohur e dënuar publikisht e zyrtarisht edhe gjenocidin serb në Kosovë”,tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *