Një nga turistët gjermanë i cili ra këtë të martë në greminë në Valbonë dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa 4 janë plagosur.
Fillimisht u raportua se vetëm 2 turistë kishin rënë në greminë në Valbonë, në Theth, ndërsa tashmë është konfirmuar një viktimë dhe 4 të plagosur.
Mësohet se, turistët ishin duke shkuar drejt Thethit , ku dhe janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.
Sakaq, në vendngjarje është nisur policia, si dihet gjendja shëndetësore e turist tjetër.