Finalja e Conference League në Tiranë, biletat “avullojnë” për dy orë

Për herë të parë në histori, Shqipëria ka luksin të presë një finale evropiane në Tiranë, pikërisht në impiantin luksoz “Air Albania”.

Finalja e parë e Conference League mes Romës dhe Feynoord ka një interes jashtëzakonisht të lartë dhe kjo është vënë re edhe në shitjen e biletave.

UEFA ditën e sotme vuri në dispozicion për tifozeritë përkatëse 8400 bileta dhe ata avulluan për më pak se dy orë.

Biletat u nxorën në shitje pak pas mesditës me këto çmime:

Kategoria 4: 25 euro

Kategoria 3: 45 euro

Kategoria 2: 85 euro

Kategoria 1: 125 euro

Sipas të gjita gjasave, 25 maji do të jetë një ditë feste në kryeqytet dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot e për plot. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *