Shqipëria dhe përfaqësuesja e saj Ronela Hajati me këngën “sekret” ka hapur me sukses natë ne parë të Eurovision.
Ajo ka performuar këngën e saj dhe mund të thuhet pa frikë që e “ka djegur” skenën.
E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.