Ilir Meta: Shqetësimi im kur u zgjodha President, ishte të bëja të mundur që opozita të hynte sërish në parlament

Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, teksa është në ditët e fundit të detyrës së tij në krye të shtetit, ka kujtuar momentet e para kur mori detyrën.

Në një intervistë në “Top Story”, Meta shprehet se shqetësimi i tij më i madhë në momentin që u zgjodh President në 2017 ishte qëllimi se di do të bënte te mundur që opozit të hynte në zgjedhje e të dilte nga çadra.

Nga zgjedhja si kryetar shteti në prill të 2017, si i kujtoni ato ditë?

Shqetësimi im nuk ishte se si u zgjodha por qëllimi ishte si do të bëja të pamundurën se si opozita të hynte në zgjedhje e të dilte nga çadra sepse ishte një përpjekje e kryeministrit dhe disa ndërkombëtarëve për ta lënë PD-në në çadër.

Loja ishte e qartë dhe unë ndihëm sikur mezi po pres të dal nga një ëndërr. E kam me shumë qetësi, kjo periudhë e presidencës ka tre faza që të jemi objektiv. Është faza e parë ku Rama thoshte se ky është presidenti më i mirë ishte një presidencë normale derisa opozita dogji mandatet. Besoj të gjithë e kanë të qartë filmin në fund të fundit konkluzioni është i qartë i prerë, Ilir meta gjatë këtyre pesë viteve e sidomos nga 17 shkurti e deri tani kur opozita është e paralizuar, kam qenë i vetëm si president i tradhëtuar, i minuar nga miqtë dhe armiqtë për çdo lloj arsyeje. Si mund të jetë normale kur një president ngelet i vetëm në një parlament një partiak.

Mua ma bënë më të vështirë por antenat i ngrita më lart, u detyrova të kërkoja edhe ndihmën e popullit.

Nga muaji dhjetor që lindën konfliktet e KED, kur e kuptova që këta donin të rrëmbënin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që i përkasin presidnetit, kam bërë çdo përpjekje për të shmangur dy marsin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *