Çfarë do të ndodhi? Rama dhe Manja në konferencë të papritur

Zhvillime të befasishme vijnë nga selia e Partisë Demokratike. Kryeministri Edi Rama dhe ministri Ulsi Manja do të zhvillojnë ditën e nesërme një konferencë për mediat në orën 10:00.

“Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë.

Ende nuk dihet  qëllimi, ndërsa duket se është zhvillim i rëndësishëm. Kryeministri Edi Rama vjen nga Brukseli, ndërsa Manja do të lërë Kuvendin pikërisht për kërë konferencë.

Ministri i Drejtësisë është parashikuar që të ketë një seancë dëgjimore pikërisht në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm. Por për shkak të konferencës së selinë e PS, duket se ministri do të shtyjë paraqitjen e tij në seancën dëgjimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *