Presidenti Ilir Meta u shpreh se dita e zgjedhjeve më 25 prill do të ishte më e rëndë se sa ngjarja e Elbasanit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, nëse s’do të ndërhynte ai.
Sokol Balla: Do ju kthejë populli në LSI apo do ktheheni vetë?
“Nuk e di se çfarë është LSI sot dhe nuk është detyra ime ta them këtë. 25 prilli do te ishte shumë më rëndë se ngjarja tragjike e Elbasanit, në të gjithë Shqipërinë, në rast se nuk do të ndërhynte Presidenti. Bashkia pa asnjë akt administratiov pa asnjë shkresë prej orësh kishte bllokuar ujin, energjinë. Nuk mund të shkaktohet dhunë, presidenti në një situatë të tillë nuk mund të jetë pëllumbi i paqes, po të ishte qëndruar mirë në Kavajë nuk do të kishte ndodhur ngjarja e Elbasanit. Ishte programuar një dhunë sistematike ndaj opozitës. Kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk u kam dalë në mbrojtje akteve të opozitës”, tha Meta.