Dihet që mëngjesi nis fuqishëm dhe plot “vrap” në çdo familje, për më tepër nënat të cilat duhet të përgatisin edhe mëngjesin për familjarët e tyre.
Priza.al sjell një “mëngjes të ëmbël” me pancake të butë, të shijshëm të shoqëruar me Nutella.
Por mund t’ishoqëroni me recel luleshtrydheje, të freskët. Receta për përgatitjen e pancaket vijon si më poshtë.
Përbërësit:
1 gotë e gjysëm miell
50 gr sheqer
1 gotë qumësht
2 banane
2 kokra vezë
½ lugë kripë
1 lugë sodë (jo plot)
2 lugë vaj ulliri
1 bustin vanilje
1 lugë kanellë (pluhur)
Përgatitja:
Si fillim në një tas qelqi shtypim dy bananet, më pas hedhim vezët, sheqerin,vajin,qumshtin. Të gjitha këto bashkë i rrahim duke shtuar edhe pak kripë, dhe i përziejmë me tel kuzhine.
Më pas shtojmë miellin, sodën, bustinën e vaniljes dhe kanellën si dhe i përzjejmë mirë der isa mot ë ketë kokriza. I pjekim në një tigan të lyer pak me vaj, e lemë të nxehet, si dhe temperatura duhet të jetë mesatare. Kështu fillojmë i hedhim nga një garuzhde deri në përfundim.
Pancaket mund t’i shoqëroni me fruta të stinës, recel të ndryeshëm ose Nutella.
Ju bëftë mirë!