Një rast i paprecedent ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës. Një 30-vjeçar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një grua në banesën e saj, dhe ka sulmuar të birin.
Mësohet sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës, Kolë Gecaj është arrestuar pas kallëzimit që është bërë nga gruaja 48-vjeçare e cila ka treguar se një person kishte hyrë në banesën e saj duke tentuar për ta përdhunuar, në atë moment ka arritur djali i saj, në banesë e kishte goditur me thikë. Si psojë e sulmit, djali i saj 26-vjeçar ka marrë lëndime të lehta.
30-vjeçari ishte një peson me precedent të theksuar kriminal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, kanë grumbulluar të gjitha informacionet dhe në përfundim të veprimeve hetimore kanë bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje”, shkruan Policia.
Policia: 30-vjeçari tentoi të përdhunojë gruan, më pas i plagosi djalin
Në deklaratën e saj publike, Policia thekson se pasi u fut në banesën e 48-vjeçares për ta përdhunuar, i riu u përlesh fizikisht me djalin e saj 26-vjeçar dhe e plagosi atë me thikë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe nj armë gjahu pa leje. “Ky shtetas ka hyrë në banesën e 48-vjeçares dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, i cili pasi ka mbërritur në banesë, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar shtetasin K. G. është konfliktuar fizikisht me të. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu, pa leje”, njoftoi Policia.