Detaje të reja kanë dalë nga tentativa e dështuar e 38-vjeçares në Kakavijë, e cila tentoi të kalonte një ssasi droge për në drejtim të Greqisë.
Bëhet e ditur se bëhet fjalë për 38-vjeçaren Elvira Varfi, nga Fieri. Mësohet gjithashtu, se e reja e kishte fshehur sasinë e drogës në trup dhe e kishte mbështjellë nga jashtë me çorape. Policia ka dyshuar sepse gruaja lëvizte shpesh në drejtim të Athinës e më pas kanë vënë re lëvizje të dyshimta në pikën e kontrollit.
Kësisoj, autoritetet kanë vendosur të ushtrojnë kontroll në autobusin e linjës me të cilën po udhëtonte e reja dhe kanë gjetur sasinë e drogës, më konkretisht 4 kg e 160 gramë heroinë dhe 780 gramë kokainë.