Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama dhe ministri Ulsi Manja janë duke zhvilluar një konferencë për mediat në sallën e konferencave në selinë e Partisë Socialiste.
Rama tha se kush ka llogari të hapur me drejtesinë do t’i mbyllet edhe dera e PS-së.
“Vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë mbush 35 vjet. Prandaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politkisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi, si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë dhe jo vetëm nga kundërshtarët e saj, unë besoj se të drejtën që në këtë moment që në njëfarë mënyre mbyll një cikël dhe hap një të ri në aspektin kohor, të drejtën që ta ndaj me publikun nuk ma heq askush, i kam dhe i kemi mbështetur të gjithë vendimet e SPAK.
Pa asnjë koment tjetër përveç inkurajimit të veprimtarisë hetimore. E kemi bërë të qartë dhe kemi treguar se për ne nuk ka të paprekshëm. Çdo kush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur me drejtësinë, derën e kësaj partie e ka të mbyllur”, tha ai.