Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur këtë të martë në lidhje me drejtësinë dhe hetimin e SPAK.
Manja tha se thelbi i gjithë reformës është që të risë besimin e qytetarëve, por edhe që niveli i besimit mos të bjerë në nivelin që ka qenë.
“Organet kanë përgjegjësi për të hetuar deri në fund, gjyqtarë dhe prokurorë për deklarim të pasurisë.Shqetësimi ynë është që nga 530 gjytarë e prokurorë, 197 prej tyre janë shkarkuar. 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqje për shkak të vettingut. Afro 22 gjyqtarë që jan larguar nga vetting rezikojnë t’I parashtrohet ndjekja penale.
Një pjesë e gjyqtarëve janë subjeket i prokurorisë së zakonshme. Thelbi i reformës është të rrisim besimin e qytetarëve. Nuk duam që besimi te drejtësia e re të bierë në nivelet që ishte”, tha ai.