21-Janari e Gërdeci/ Rama: Dënimin nuk e vendosim ne! Të hetojë Spak, këto çështje kanë marrë në qafë gjithë Shqipërinë

Kryeministri, Edi Rama ka kërkuar nga SPAK që të hetojë politikanët e rangut të lartë, duke theksuar se kjo nuk është presion.

Ai ka thënë se duhet hetuar 21 janari, ku 4 protestues u vranë me plumba të vërtetë, por edhe Gërdeci, ku humbën jetë me dhjetëra e u plagosën me qindra. Por edhe të heohen disa afera korruptive.

“Ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit. ka kërkuar publikisht se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi shumë të qartë, unë skam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar dënim, por hetim. Dënimin s’e vendosim ne, por që të hetohet një çështje që është guri në qafë për të gjithë Shqipërinë, është domosdoshmëri. Që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejt dhe e pavarur duhet të çlirohet nga komplekset e së kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk para shkruhet”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *