Kandidati për kryetar i PD-së anulon konferencën: Nuk paraqitet asnjë gazetar

Një ngjarje e rrallë është regjistruar ditën e sotme në kampin e Partisë Demokratike, ku kandidati për kryetar, Ibsen Elezi është detyruar të anulojë konferencën.

Shkak për këtë është bërë mos prania e asnjë gazetari.

“Do kërkoja korrektësi dhe pasqyrimin e kësaj fushate. Unë nuk kam dalë si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale apo media, por është në dinjitetin e gazetarëve që të jenë prezent,” është shprehur Elezi.

Reagimi i plotë:

Më vjen keq t’ju njoftoj se do e anuloj konferencën për shtyp për një arsye të thjesht, nuk është prezent asnjë gazetar . Duhet të ndodhte edhe kjo. Do tju kërkoja korrektësinë në pasqyrimin e kësaj fushate. Unë nuk kam dalë si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale apo media, por është në dinjitetin e gazetarëve që të jenë prezent. Është një garë e rëndësishme. Po mundohen ti vënë epitetet nga më të ndryshimet, që unë kam hyrë formalisht apo jam i shitur. Është e dyta e herë, dje u befasova. Por sot e ka kaluar pritshmërinë time. Jam i detyruar ta anuloj për një orar tjetër ditën e nesërme”, tha ai. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *