Isco e “ndan mendjen”, pas finales së Champions firmos për këtë ekip

Isco Alarcón do të largohet përfundimisht nga Madridi në fund të sezonit dhe ka kohë që të dyja palët kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre. Pavarësisht se ka oferta për të vazhduar karrierën si në Itali ashtu edhe në Angli, ideja e lojtarit është të mos largohet nga Spanja, ku Sevilla është destinacioni i tij më i mundshëm.

Siç kemi raportuar prej muajsh, Isco do të kishte mbyllur tashmë një marrëveshje për të zbritur në Sánchez Pizjuán këtë verë.

Betis ishte një tjetër nga skuadrat që ofroi shumë për mesfushorin por projekti më tërheqës së bashku me figurën e Lopeteguit ka përfunduar duke bindur andaluzianin.

Në parim, marrëveshja do të ishte në mungesë të saktësimit të disa skajeve dhe gjithçka tregon se do të zyrtarizohet pas finales së Champions League që Real Madrid konteston në Paris kundër Liverpoolit. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *