Presidenti/ Negociata me PS për një emër konsensual? Bardhi: Mazhoranca nuk ka legjitimitetin e nevojshëm

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhu foli për procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në emisionin “Open”.

Bardhi është shprehur se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin e nevojshëm për të zgjedhur presidentin e ri.

Ndërsa i përket platformës së propozuar nga Elibeaj, Bardhi tha se ajo mund të konsiderohet e rrëzuar pasi mbetet qëndrim i Grupin Parlamentar.

“Ne kemi prezantuar një dokument serioz dhe transparent për zgjedhjen e president të Republikës. Kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Besoj se nuk do të përdorë votat nga non-gratat e tij për presidentin. Kujtoj që dy mandate janë rrjedhojë e personave të shpallur Kjo mazhorancë zbret në një numër të pamjaftueshëm për të zgjedhur Presidentin e Republikës. President ii Republikës është i vetmi institucion si unifikues i popullit”, tha Bardhi.

Do të negocioni me PS për një emër konsensual?

Bardhi: Ne jemi duke diskutuar me grupe të tjera parlamnetare të opozitës për të dalë të gjithë bashkë. Nëse nuk bihet dakord me rregulla të shkruara, unë nuk do të isha pro. Procesi duhet të jetë gjithë përfshirës…Edhe procesi i negociatave do të duhet të jetë i hapur.

Platforma e Alibeajt mund të konsiderohet e rrëzuar platforma e Alibeajt?

Bardhi: Jo , ai është qëndrimi i Grupit Parlamentar të PD.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *