Kryeministri Edi Rama i ndodhur në Bruksel për takimin me Liderët e Ballkanit Perëndimor ka shpërndarë “Foton Familjare” krah liderëve të tjerë.
Fotoja ka ardhur pas darkës jo formalë të thirrur nga Josep Borrell.
“Bruksel – Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, ka shkruar Rama.
Të pranishëm në darkë janë presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili shihet në krah të kryeministrit Rama, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla.