Papa Françesku takohet me Baba Mondin: Prita në shtëpinë e Zotit, mikun tim nga Shqipëria

Papa Françesku është takuar me Kryegjyshin Botëror, Baba Mondi në selinë e Shenjtë në Vatikan.

Lajmin është konfirmuar nga vetë Papa përmes një njoftimi.

“Prita në shtëpinë e Zotit, mikun tim nga Shqipëria, Baba Mondin. Rruga që do të duhet të përshkojmë është ajo e dashurisë. Të përpiqemi për mirëkuptim midis feve dhe paqe mes vendeve”, u shpreh Papa Françesku. Kombi juaj, është një shembull i paçmuar për vlerat e bashkëjetesës vëllazërore, ndërmjet besimeve që ekzistojnë në Shqipëri. Si shembull dhe thesar i çmuar i kombit shqiptar që duhet të ushqehet, kultivohet e të çohet përpara me përkushtim e bindje”, tha Ati i Shenjtë.

Sakaq, Papa inkurajoi ndër të tjera edhe harmoninë vëllazërore, që e përcjellin Komunitetet Fetare të Shqipërisë.

Kujtojmë se Papa Francesku “theu” traditën shekullore, ku udhëheqësit fetarë nuk shpreheshin me terma aq të afërt për njëri-tjetrin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *