Paralajmëron frikshëm shefi i OKB-së: Bota do të vuajë nga uria

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka pohuar së fundmi se bota pritet të përballet me një krizë të rëndë urie në muajt në vijim, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Komentet Guterres i bëri duke folur pranë kancelarit dhe ministrit të Jashtëm austriak në Vjenë, teksa tha se janë duke u zhvilluar bisedime për të larguar civilët e tjerë nga zonat e konfliktit në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka rritur çmimet ndërkombëtare për drithërat, vajrat e gatimit, karburantet dhe plehrat.

“Më duhet të them se jam thellësisht i shqetësuar, veçanërisht për rreziqet e urisë që përhapet në pjesë të ndryshme të botës për shkak të situatës dramatike të sigurisë ushqimore me të cilën po përballemi për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Guterres.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *