Kryeministri Edi Rama kapublikuar këtë të enjte pamjet e “Bypass-it” të Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ashtu si edhe vitin e kaluar, ky Bypass shihet si një mundësi për të lehtësuar fluksin e turistëve që zgjedhin jugun e vendit për të kaluar pushimet.
“MIRËMËNGJES dhe me “Bypass-in” e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.