Presidenti finlandez, Sauli Niinistste pritet që të shpallë ztyratisht dotën e sotme qëndrimin e tij për kandidaturën e vendit të tij për anëtarësimin në NATO. Sipas presidencës njoftimi pritet të bëhet rreth orës 10:00 të mëngjesit me orën lokale.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 810 miljesh dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka rritur gradualisht bashkëpunimin e saj me NATO-n si një nga vendet “partnere” të saj që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014.
Por ajo është frenuar nga anëtarësimi për të ruajtur marrëdhënie miqësore me fqinjin e saj lindor.
Megjithatë, sot presidenti Sauli Niinisto pritet të shpallë synimin zyrtar të vendit për të aplikuar. Qeveria dhe parlamenti pritet të japin gjithashtu miratimin e tyre.