Babë e bir janë sulmuar mbrëmjen e djeshme me thikë në Prishtinë. Mësohet se sulmi ka ndodhur si pasojë e një mos marrveshje që djali ka pasur me disa persona.
Sakaq, të plagosurit janë dërguar në spital trajtim mjekësor dhe sipas mjekut ata janë jashtë rrezikut për jetë. Policia ende nuk ka bërë të mundur ndalimin e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona.