Gjenden dy shqiptarë të plagosur në mes të rrugës në Itali

Dy shqiptarë janë gjendur të plagosur me thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara të Italisë. Nga raportimet thuhet se dy të plagosurit janë gjetur të shtrirë në anë të rrugës nga një kalimtar i rastit. Sipas mediave italiane mësohet së dy shqiptarët e plagosur janë Elvis Balani 41-vjeç dhe Leon Cako 39-vjeç.

Ka qenë një kalimtar i rastit i cili po udhëtonte me makinë në rrugën ku ishin plagosur dy shqiptarët. Ai ka parë lëvizjen e tyre dhe është ndaluar ku më pas ka vërejtur se të dy burrat ishin të plagosur me thikë.

Menjëherë u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Shtypi italian raporton se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë. Kurse 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

Pasi gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe është e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë. Kjo pritet të përcaktohet nga hetimet e autoriteteve italiane në vijim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *