Ka dalë këtë të enjte para gjykatës Ajas Sulejmani, i cili që përplasi ditën e diel çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjen e tyre tek rruga e Kavajës.
Mësohet se çifti Konomi po kalonte te vijat e bardha kur Sulejmani i përplasi ata dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Lidhur me ngjarjen, prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Sulejmanin, pasi akuzohet për veprat penale ‘shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë’, ‘drejtim te automjeteve në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës’ si dhe ‘largim nga vendi i aksidentit’.
Në dëshminë e dhënë një ditë më parë, vetë Sulejmani ka mohuar të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka ndodhur aksidenti. Ai hedh dyshime mbi policinë duke u shprehur se testi që i kanë bërë nuk është real dhe kërkon që t’i bëhen analizat e gjakut.