Sfidon Berishën për kreun e PD, Isben Elezi akuza Rithemelimit: Grupi i mbushur me manipulatorë të Bashës!

Kandidati që do të jetë përballë Berishës në zgjedhjet për kreun e PD, Ibsen Elezi ka mbajtur këtë të enjte një konferencë për mediat, ku i bëri thirrje demokratëve që ta vlerësojnë situatën dhe ta shmangin atë që ai quajti rruga e “theqafjes”. Sipas Elezit  grupi i Berishës është mbushur me manipulatorë të Bashës dhe ndaj ndryshimi në PD vjen sipas një alternative të re që do ta rikthejë në vlerat konservatore.

Gjithashtu në fjalën e tij ish-kreu i PD-së në Kukës atakoi dhe zgjedhjet për krerët e degëve të organizuara nga komisioni i Rithemelimit si të njëanshme dhe që kanë thyer nenet e statutit të partisë.

“Në Kuvendet e degëve janë kryer thjesht votime për të zgjedhur një strukturë drejtuese të njëanshme në çdo degë. E dini që në shumë degë nuk u respektuan dy nga nenet bazë të statutit, kuorumi, ku duhet të garantohet mbi 50% e pjesëmarrjes së anëtarësisë dhe kushti i shumicës 50% plus një që ti të shpallesh kryetar dege. Unë nuk dua të kontestoj asnjë kryetar të degëve, por ky ishte një kusht statuor i cili duhet të respektohej. Ku shkohet me këtë organizim skandaloz.

Demokratë, demokracinë në shtëpinë tonë nuk duhet ta presim nga qielli, as nga ambasada, zoti na ka dhënë frymën dhe mendjen, na ka treguar rregullat dhe boshtin moral të tjerat janë detyrë e jonë.

Do t’ju kërkoja ta vlerësoni situatën sepse jeni në rrugën e theqafjes. “Theqafja” jonë nuk u prish punë as G-99-çave as Alibeajve. G-29 e Sali Berishës është e mbushur me manipulatorë të Bashës”, tha Isben Elezi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *