Debate të forta ka patur ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku protagonist kryesorë kanë qënë Arben Kraja dhe Tartar Baze.
Arben Kraja: Të gjithë prokurorët dhe drejtuesi i BKH janë të bindur se punojnë dhe hetojnë personazhe shumë të rëndësishëm dhe për këtë arsye do ketë opinione të ndryshme . Ne nuk kemi asnjë problem me BKH ata janë të rinj po mësojnë dhe kanë dëshirë për të punuar. Ne kemi koncepte të ndryshme me drejtuesin e BKH për mosfunksionimin siç duhet të institucionit. Unë nuk raportoj për çështje konkrete edhe nëse dalin apo rrinë të gjithë brenda dhe jashtë, nuk ka asnjë rast ti drejtoheni ILD për të verifikuar çështjet konkrete. Ne nuk flasim për çështje konkrete keni hapësira të tjera ligjore”, ka thënë Kraja.
Tartar Baze: Keni arrestuar persona qe fillimisht janë akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe më pas kanë përfunduar në shpërdorim detyre.
Arben Kraja: nuk ka asnjë rast të tillë ne nuk raportojmë në asnjë institucion për çështje konkret, por meqë pyetja jote është teorike po përgjigjem me gjeni një rast dhe unë jap dorëheqjen. Nuk ka asnjë rast të tillë.
Nurihan Seiti: Ky është një raportim pune, pyetja e parë po shoh që keni zgjedhur 3 zotërinj dhe s’ka asnjë zonjë.
Arben Kraja: Si kam zgjedhur unë i keni zgjedhur ju, nuk ka asnjë paragjykim për koleget prokurore, por në fund është kompetencë e drejtuesit ti zgjedh.
Seiti: Ju nuk do vini më në raportime më si kryetar, në raport me intervistën e parë dhe sot PS dy vitesh cila është gjurma juaj që latë në këtë institucion
Arben Kraja: Është e vështirë të vlerësosh veten, unë kam punuar me vullnet ligjshmëri dhe transparencë pjesa tjetër i takon të tjerëve ta vlerësojnë.