Propozimi i çmendur i nënës së Mbappe për Real Madrid, i kërkon shifrën e pazakontë

Biznese familjare, komisione për ti dhënë mamasë apo babait të gjitha, duken se janë të kënaqur me fanellat e tyre të korrikut. Bëhet fjalë për Kylian Mbppe dhe Erling Halaand, kjo dyshe e cila pritet të ndezë rivalitetin mes tyre dhe për të zëvendësuar dyshen e famshme Messi-Ronaldo.

E ardhmja e Kylian Mbappe po vazhdon të bëjë bujë, ku do të jetë ekipi për të cilin ai do të luajë sezonin e ardhshëm. Së fundmi Le Parisien ka zbuluar një detaj shumë domethënës, njëkohësisht edhe pika kyçe për zgjidhjen e kësaj dileme.

Mamaja e tij, Fayza Lamari, njëkohësisht edhe agjente e Mbappe, i ka kërkuar Real Madrid 100 milionë euro komision për të dërguar djalin e saj në kryeqytetin spanjoll.

 

Kjo kërkesë ka bërë që drejtuesit e Real Madrid të hezitojnë. Gjithashtu një tjetër pikë kyçe në negociata është edhe e drejta e imazhit, përfaqësuesit e Mbappe kërkojnë që lojtari të këtë 100% të drejta mbi imazhin, ndërsa Real Madrid i ofron 50%. Të njëjtën kërkesë, përfaqësuesit e Mbappe i kanë bërë edhe përfaqësueses franceze, ku edhe në këtë rast, kërkojnë 100% të drejtat e imazhit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *