Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të enjte në Kavajë, pasi është goditur me thikë.
Mësohet se shtetasi me iniciale shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M.
Si pasojë e dëmtimit, i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.