Vrasja e Vajdin Lamajt/ Avokatët kanë kërkuar ekspertim psiqik për të penduarin Luftar Reçin

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi nuk është parqitur në seancën gjyqësore për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005, mes të cilëve Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi. I penduari nuk është paraqitur në seancën e sotme me pretendimin se nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike. Reçi pretendon se ndihet i kërcënuar dhe nuk do të paraqitet në seancë, ndërkohë që nuk ka dhënë konfirmimin për tu përfaqësuar nga ndonjë avokat.

Duke marrë shkas nga pretendimi i Reçit, avokatët kanë kërkuar ekspertim psikiatrik.Gjithashtu në process janë të akuzuar Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusit Indrit Taullait dhe Viktor Imeraj.
Sipas akuzës, bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt 2005, ku në segmentin rrugor Durrës-Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është vrarë me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”.

Ngjarja e dytë ka ndodhur një ditë më pas, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse në ashensorin e pallatit u vra biznesmeni Vajdin Lame dhe miku i tij Artan Arsi.

Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve.

Prokuroria e Posaçme ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre i ka bashkuar në një të vetëm duke gjetur prova për kapjen e autorëve.

Në qeli ku ndodhet nën hetim për disa akuza, i është komunikuar masa e arresit me burg, shtetasit Emiliano Shullazi si dhe Viktor Ymerit, i cili është arrestuar të martën në Vlorë.

Po ashtu në Kosovë ku u ndalua në datën 7 dhjetor te vitit të kaluar iu komunikua masa e arestit Indrit Taullait.

Lulzim Berisha dhe kunati i tij Plarent Dervishaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Berisha, Taullai dhe Ymeri u liruan para kohe nga gjykata edhe pse kanë qenë të dënuar për krime të rënda.

Madje pak javë më parë

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *