Një zjarr i madh shpërtheu në një tren mallrash afër qytetit të Sevenoaks në Kent të Anglisë.
Sipas mediave të huaja, incidenti kishte ndodhur pranë stacionit të trenit në Dunton Green, rreth orës 5 të mëngjesit, kur në ato momente u njoftuan autoritetet përkatëse në Kent.
Lidhur me këtë rast, gjashtë makina të zjarrfikësve u mobilizuan në vendin e ngjarjes, së bashku me agjencitë e tjera dhe shërbimet e urgjencës, para se zjarri të shuhej përfundimisht rreth orës 7 të mëngjesit.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit, raporton “The Sun”.
Ata i nxitën vendasit të mbyllnin dritaret dhe dyert e tyre dhe nëse ishte e mundur për të shmangur zonën.
Zjarri tani është shuar dhe punonjësit e urgjencës, që tani po punojnë për të lëvizur trenin në mënyrë të rifillojë lëvizja e trenave.
Energjia elektrike është ndërprerë në linjat në Dunton Green, duke prekur shërbimet e Juglindjes dhe Thameslinkut. Problemet priten të rregullohen pas mesditës.
/Burimi: The Sun/ Përshtati: Priza.al/