Kosova po aplikon për tu bërë pjesë e Këshillit të Europës, Basha në Kuvend: Moment kyç për Ballkanin

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se aplikimi i Kosovës si anëtare për këshillin Europian është një hap i rëndësishëm dhe një moment kyç për Ballkanin.

” Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën krah për krah me bijtë e bijat uniformë të vendeve anëtare të NATO-s, investimi më i suksesshëm global e në veçanti i demokracive perëndimore.”, tha ai.

Gjithashtu ai shtoi se Kosova ka bërë një progres që është për t’u përshëndetur.

“Sot kemi rastin të përshëndesim një moment kyç të zhvillimeve për Ballkanik aplikimin e Kosovë si anëtare e Këshillit të Europës. Progresi i Kosovës është domethënës, kjo dekadë ka shënuar në të gjitha kryeqytet e Ballkani në indekset e drejtësisë, por jo me Kosovën e cila ka treguar se në çdo rast kur është përballur me zgjedhje midis dhunës kaosit , krimit të organizuar ka qenë në anën e duhur. Të gjitha kërkesa standard. Përfshirja e Kosovës në të gjithë zinxhirin e organizatës dhe shtytje përpara të Kosovës sa i takon përgatitjes së forcave të armatosura, si përfundim dua të inkurajoj qytetet e Kosovës dhe siguroj mbështetjen time të plotë”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *