Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianje gjatë seancës së sotme plenare foli për sulme që mazhoranca po i bën SPAK kohët e fundit.
Salianji tha se PS hiqej sikur drejtësinë e kishte në fokusin kryesor, ndërsa e sot sipas tij e kërcënon nëse me skualifikim nëse nuk i shërben asaj.
“Kjo maxhorancë që drejtësinë e kishte në fokus kryesor sot e kërcënon me skualifikim nëse nuk i shërben asaj. Me këtë tregon si i hodhi hi syve të gjithë shqiptarëve.
Është e qartë që nuk ka mbrojtje më të mirë politike për kundërshtarin politik se ta sulmojë kundërshtari i vet politik. Jeni kthyer në akuzat e mesjetës a thua se PS nuk ka 9 vite në pushtet”, tha Salianji.
Ai theksoi se PS sot përdor retorikë për të zhvendosur fokusin nga ngjarjet krysore duke shtuar se në këtë grackë kanë rënë edhe demokratët.
“Sot është një retorikë e shpifur që i ka bërë qytetarët shqiptarë të na shohin të gjithëve njësoj kush merret me politikë. Kjo është situata ku e ka vendosur PS fokusin dhe vëmendjen. Edhe ne kemi rënë në grackë duke mos u marrë me problemet reale”, deklaroi ai.