Balla: Rrëzojmë ç’do kërkesë që vjen nga Berisha

Në dalje të Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është ndalur të flasë për mediat.

Balla është shprehur se ç’do kërkesë apo prozimim që do të vijë nga Sali Berisha do të rrëzohet.

“Lidhur me një vendimmarje të Kuvendit të Shqipërisë sot që lidhej me një kërkesë të disa deputetëve dhe nuk lidhej me qëndrimin tonë të qartë, dënues ndaj masakrës së Srebrenicës. Dua të sqaroj se qëndrimi ynë sot kishte dhe ka të bëjë me faktin me vendimin se njëri prej deputetëve propozues në kërkesën e depozituar quhet Sali Berisha.

Deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është i papranueshëm për asnjë lloj propozimi. Kemi marrë vendimin të rrëzojmë çdo propozim që mban firmën e tij. Deputeti i pavarur Berisha është i shpallur non grata dhe sa herë të depozitojë kërkesa dhe propozime ato do të rrëzohen”, tha Balla. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *