Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në makina i janë gjetur 10 doza kokainë gati për t’u shitur.
Sipas mediave vendase, shqiptari me dokumenta të rregullta u ndalua për një kontroll rutinë, por nervozizmi i shfaqur ka ngritur dyshime te polcia e cila ka ushtruar kontroll më të detajuar.
Në përfundim të formaliteteve shqiptari u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim ku pritet të dalë para drejtësisë.