Nuk ka ndodhur asnjëherë, rruga e shpejtë e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Finlanda dhe Suedia do t’i bashkohen NATO-,ndërkohë që pritet të paraqesin kërkesën e tyre zyrtare për t’u bashkuar në aleancën ushtarake në fillim të javës së ardhshme.

Burime diplomatike evropiane,citojnë mediat e huaja, thonë se dy vendet skandinave pritet të aplikojnë për anëtarësim më 17 maj. Nëse kjo ndodh, Protokolli i Aderimit do të nënshkruhet më më vonë deri në fund të muajit. Kjo do të thotë se Finlanda dhe Suedia do të kenë statusin e vendit vëzhgues dhe do të mund të ulen në tryezën e Samitit të NATO-s më 28-30 qershor në Madrid, si dhe në të gjitha takimet e mëpasshme të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Pas nënshkrimit të parë të Protokollit të Anëtarësimit, ai do të ratifikohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të NATO-s, një proces që zakonisht zgjat gjashtë deri në tetëmbëdhjetë muaj, por në rastin e Finlandës dhe Suedisë pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Gjatë kësaj periudhe, Suedia dhe Finlanda nuk do të jenë ende anëtarë të plotë të NATO-s dhe për këtë arsye zakonisht nuk do të kenë garancitë e sigurisë të parashikuara në nenin 5 të Traktatit. Megjithatë, të dy vendet kanë marrë garanci serioze sigurie nga vende të fuqishme të NATO-s, si Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Fundjavën e ardhshme ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Suedisë janë të ftuar në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin, ku do të konfirmohet procesi i mësipërm i anëtarësimit. Siç theksuan të njëjtat burime diplomatike evropiane, shpejtësia me të cilën po avancon procesi i anëtarësimit të dy vendeve është e paprecedentë për të dhënat e NATO-s.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *