Balla: Për Srebrenicën do të ketë seancë të posaçme me 11 Korrik

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” se çdo propozim apo rezolutë, që mban firmën e Sali Berishës do të rrëzohet. Taulant Balla tha se ky qëndrim nuk do të ndryshojë për 4 vite me radhë. Sa i përket genocidit të Srebrenicë, ai tha se Kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme me 11 Korrik. Ndërsa për rezolutën që mbante firmën e ish-kryeministrit Berisha, Balla tha ishte plotësisht dakord me përmbajtjen, por firma e ish-kryeministrit bëri që ajo të mos votohej nga mazhoranca.

“Kuvendi i Shqipërisë edhe për këtë çështje do të ketë një seancë të posaçme, e kam deklaruar sot në Kuvend, më 11 Korrik për të mbajtur një qëndrim. Po e përsëris që sa herë që të vijë një kërkesë nga Saliu do rrëzohet. Për çdo gjë. Srebrenicën ne e kemi mbështetur vendimin e gjykatës, është shpallur gjenocid. Sali Berisha me këtë ritëm rezolutash që bën Tritani dhe i firmos Saliu… Saliu ka depozituar çdo javë nga një rezolutë.

Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë fare me thelbin, jam plotësisht dakord me rezolutën, po patjetër. Jemi dakord, por për t’i vrarë për së dyti nuk e pranojmë dot”./tvklan.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *