Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gur në Këlcyrë, ku një tip “Opel” ka aksidentuar një 14 vjeçar.
Drejtuesi i mjetit K.J, 30-vjeç banues në Gur është larguar nga vendi i ngjarjes dukë braktisur automjetin.
Shtetasi Y.SH, po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.
Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.
Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.