Sezoni turistik/ Muzeu Histori Kombëtar hap dyert për vzitorët, do të jetë hapur nga e hëna deri të dielën

Muzeu Historik Kombëtar do të jetë hapur nga e hëna deri të dielën. Ky i fundit njofton se kjo bëhet për sezonin turistik.

“Të dashur miq dhe vizitorë të Muzeut Historik Kombëtar ju njoftojmë se, në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Shqipëri, duke filluar nga data 15 maj 2022 dhe deri më datë 30 shtator 2022 Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i hapur për vizitorët nga e hëna në të diel në orarin 09:00 – 19:00.

Ju rikujtojmë se, çmimet e biletave në sportel për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar janë: biletë vizitor vendas dhe të huaj: 500 lekë; biletë grup +12 vendas dhe të huaj: 400 lekë; biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 50 për qind : 250 lekë; biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 70 për qind: 150 lekë. Për fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja është falas”, thuhet nga MHK.

Sakaq, MHK ka  publikuar çmimet e biletave, ku për të shmangur radhët apo edhe kontaktet fizike mund të rezervohet edhe nga shtëpia bileta, thjesht me një klik në www.myticket.al.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *