Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shitur në ankand për një shifër mbi 48 mijë euro – një pjesë e të cilës do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta.
Ankandi RR Auction i Bostonit njoftoi se oferta fituese për topin e bejsbollit të “Rawlings Major League” ishte tri herë më e lartë se sa ishte parashikuar, raportoi Sky News të enjten.
Shitësi Randy Kaplan do ta dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur.
Këto para do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës humanitare përmes organizatës jofitimprurëse Americares.