Një ngjaje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Mësohet se një nënë ka vrarë dy fëmijët e saj të vegjël e më pas ka kryer vetëvrasje.
31-vjeçarja, Ashley Palmer është gjetur e vdekur në apartamentin e saj, pranë dy fëmijëve të pajetë të moshës 6 dhe 8 vjeç.Bëhet me dije se Palmer ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, dy vite më parë dhe çifti ishte në mes të një mosmarrëveshjeje rreth kujdestarisë së fëmijëve.
“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët lëviznin herë në njërën shtëpi, herë në tjetrën”, tha 34 vjeçari.
Ashley Palmer kishte pohuar dy herë më parë në gjykatë se fëmijët e çiftit do të përballeshin me dëmtime serioze nëse ish-bashkëshortit të saj i jepej kujdestaria e pjesshme.