U gjetën të plagosur rëndë në mes të Italisë, kush janë dy shqiptarët (Emrat)

Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur në rrugë në Pescara të Italisë. Bëhet fjalë për Elvis Balanin, 41 vjeç dhe Leon Cako, 39 vjeç.

Mësohet se ka qenë një kalimtar i çastit ai që i pikasi dy të plagosurit me thikë në rrugë, duke i dhënë kështu më pas ndihmën e pare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 41-vjeçari Balani ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, si dhe zbardhjen e motiveve të plagosjes së shqiptarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *