Sabiani dhe Iliri “zyrtarisht në krizë”,vendimi i papritur i balerinit që vë në dyshim krisjen e miqësisë mes tyre

Sabian Medini dhe Ilir Shaqiri krijuan një miqësi mjaft të fortë kur ishin pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Madje edhe pasi reality show mbaroi, ata janë shfaqur shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar mes tyre, të paktën kështu është lënë të kuptohet nga këngëtari i njohur, ku të premten e kaluar ka qenë i ftuar në emisionin “Më ler të flas” në Top Channel.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.

Ky i fundit festoi një ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, familja, kolegët, miqtë dhe ish-banorët e BB VIP.

Por ajo që ra më shumë në sy, duke pasur parasysh edhe deklaratat e fundit të Sabianit, ishte fakti që balerini i njohur nuk bëri një urim publik për këngëtarin.

Ndërkohë në një vështrim në llogaritë e tyre zyrtare në “Instagram”, vihet re se dy ish-banorët e BBV e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetin social dhe kanë ende fotot ku kanë dalë bashkë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *