Shqipëria ndodhet në heshtje zgjedhore, që sipas Kodit Zgjedhor fillon një ditë para votimeve dhe zgjat deri në mbyllje të procesit të votimit. Kodi parashikon gjoba për subjektet apo kandidatët që thyejnë heshtjen zgjedhore, por edhe për mediat. Subjekti që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KZQ-ja me 500 000 lekë. Po sipas këtij neni të Kodit, me 2 000 000 lekë gjobiten edhe botuesit apo operatorët radiotelevizivë.
Pavarësisht heshtjes zgjedhore, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka bërë të ditur se do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme në orën 11:30. Kjo konferencë do të jetë për ‘parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore’. Në të njëjtën kohë, Tedi Blushi paralajmëron të gjithë funksionarët e drejtësisë dhe të policisë, për ta ndjekur presidentin Meta LIVE.
Statusi
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore. Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.