Sot heshtje zgjedhore! Berisha poston foton e Kim Kardashian: Një mirëmëngjes special nga diva e botës

Partitë politike, një ditë më parë mbyllën fushatën elektorale duke u drejtuar mesazhet e fundit zgjedhësve. E nga sot, në vend ka nisur heshtja zgjedhore e cila do të jetë në fuqi deri në mbyllje të procesit të votimit të dielën. Ndonëse në mbarë vendin tonë është heshtje zgjedhore, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në Facebook-un e tij një foto ngacmuese. Ai ka postuar një foto të Kim Kardashian, e cila ka pozuar me dy gishta lart.

Kim ka shkrepur një selfie nga dhoma e saj e grimit, ndërsa bën shenjën e paqes me dy gishta. Por Berisha e ka kthyer në versionin e tij, duke e krahasuar me simbolin që ka personifikuar Partinë Demokratike që prej krijimit; dy gishtat lart.

“Një mirëmëngjes special nga diva e botës Kim Kardashian! Sb”, shkruan Berisha bashkëngjitur fotos në fjalë.

Shenja me dy gishta në formë V-je ka disa kuptime. Shumë njerëz kujtojnë Presidentin amerikan Richard Nixon, i cili e përdorte shpesh këtë gjest, si dhe Winston Churchill-in, i cili e përdorte atë si shenjë për fitoren.

Churchill e ndryshoi drejtimin e V-së, duke e treguar pëllëmbën e kthyer së jashtmi, për të shmangur konotacionet e turpshme që simboli kishte në Britaninë e Madhe, nëse performohej me pëllëmbë të drejtuar së brendshmi.

Në vitin 1960, V-ja u bë simboli i paqes. Sot përdoret mësë shumti si shenjë paqeje, shenjë e përshëndetjes së njerëzve të njohur, etj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *