Kosova ditën e djeshme zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë veprim të tillë në institucionet e Kosovës ka reaguar Serbia dhe presidenti serb, Vuçiç, duke pretenduar se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e Ëashingtonit.
Ndërkohë, mediat përfaqësuese nga Departamenti Amerikan i Shtetit pohojnë se Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane të cilat kanë të drejtën e tyre të vendosin për prioritetet e tyre të politikës së jashtme.
“Kosova dhe Serbia janë vende sovrane me të drejtë të vendosin prioritetet e tyre të politikës së jashtme. Moratoriumi u krijua për të zgjeruar hapësirën për diskutim dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, që besojmë se është në interesat strategjike të të dyja vendeve.
Ne besojmë se Dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve të tyre është thelbësor për të dy vendet për të zhbllokuar të ardhmen e tyre evropiane dhe për të nxitur angazhimin e tyre urgjent, fleksibël dhe serioz në atë proces”, njoftohet nga DASH.