Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, OSBE përshëndet një proces përfshirës që do të sjellë në krye të shtetit një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.
“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftim.