Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idriz ka folur këtë të premte në lidhje me porcesin për zgjedhjen e presidentit.
Idrizi tha se ka ardhur koha që të dy palët të sjellin emra konkretë, si dhe presidenti të jetë me eksperiencë politike.
“Kushtetuta na detyron, që me konsensus të gjejmë një president të jetë me vërtetë i popullit. Duhet të bashkohemi tek figura,ka ardhur koha të bashkëpunojmë. Në 3 raundet e para duhet të vendoset me konsensus. Presidenti duhet të jetë me eksperiencë politike.Ka ardhur koha të kemi emra konkretë. Opozita duhet të jetë më solide, të jetë më e fortë përballë mazhorancës”, tha ai.